Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini beson që Luka Modric, vitin e kaluar ia ka vjedhur Topin e Artë bashkëlojtarit të tij, Crisitano Ronaldo.
Në vitin 2018, kroati fitoi Topin e Artë duke e ndaluar portugezin për tu bërë lojtari më i mirë në botë për të gjashtën herë, transmeton portali arbresh.info.
Këtë gjë dje e arriti ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili njëkohësisht shënoi historinë duke u bërë lojtari i vetëm që ka fituar gjashtë herë Topin e Artë në histori të futbollit.

Italiani beson që Reali vendosi që Ronaldo të mos e fitojë Topin e Artë.
“Është në rregull Messi fitoi Topin e Artë këtë vit. Vjedhësi i vërtetë ishte vitin e kaluar. Real Madrid vendosi që Cristiano të mos e fitojë Topin e Artë. Ishte vërtetë e çuditshme”
Sipas disa raportimeve për këtë arsye, pesë herë fituesi i Topit të Artë që dy vite radhazi nuk është prezent në ceremoni./arbresh.info
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s