Rreth 60% e grave kanë parë ëndërr sikur e kanë tradhtuar partnerin sipas një studimi të ri prej 1000 personash i një kompanie shtretërish. Megjithatë, mos u shqetësoni: Të ëndërroni sikur po e tradhtoni partnerin tuaj me një ish, nuk do të thotë që ju dëshironi ta tradhtoni partnerin, sipas psikologes së marrëdhënieve Karin Anderson Abrell. Këto ëndrra kanë të bëjnë më shumë me ciklin e trurit dhe eksperiencat përgjatë ditës, shpjegon ajo. Të ëndërrosh për një ish-partner mund të ketë të bëjë me një situatë të përditshmërisë si për shembull një postim në Instagram, apo të pirit diçka tek një bar që frekuentonit së bashku.
Nëse personi me të cilin keni tradhtuar partnerin është dikush krejt i rastësishëm, ju mund të keni parë një të huaj për të cilin keni menduar se është tërheqës (gjë që është 100% normale) dhe ky person ka ngecur në një cep të zakonshëm të mendjes suaj.
Pra, sido që të jetë, nëse keni parë ëndërr sikur keni tradhtuar partnerin, mos gërmoni shumë rreth kësaj teme. Njerëzit frikësohen shumë rreth kësaj, por nuk ka arsye, shprehet psikologia.
Por nëse ju ndodh të shihni çdo natë ëndrra sikur tradhtoni partnerin, ndoshta është momenti të merrni pak kohë dhe të mendoni nëse ka vend për përmirësim në disa çështje të marrëdhënies suaj. Përsëri, mund të mos jetë për t’u shqetësuar, ose mund të jetë truri juaj duke ju imponuar t’ju komunikojë diçka.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...