Barcelona është duke shfaqur interesim për yllin e Borussia Dortmund, Julian Weigl.
Gjermani në vitin 2016 ka qenë i lidhur me një kalim në “Camp Nou”, mirëpo klubi blaugranas ka refuzuar një ofertë të tillë, transmeton portali arbresh.info.
Media spanjolle Diario Sport, beson që trajneri Ernesto Valverde është duke konsideruar mundësinë për të transferuar lojtarin në fund të sezonit.

Wiegl në fillim të sezonit ka nënshkruar kontratë të re me gjigantin gjerman, kontratë e cila do ta mbajë në “Signal Induna Park” deri në vitin 2021, ndërsa vlera e tij prek shifrën 25 milionë euro.
Pos tij, kampioni i Spanjës po shfaq interesim edhe për mesfushorin e Sporting Lisbon, Bruno Fernandes dhe të Atletico Madrid, Saul Niguez./arbresh.info
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...