Në emisionin “10 Minuta” të TV 21, kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH Zijadin Sela vlerësoi se mosrealizimi Marrëveshjes së Përzhinos brenda afateve ndodh sepse në negociata janë të përfshirë njerëz, të cilët janë personalisht të zhytur në krim.
“Flitet për njerëz që janë zhytur thellë në krim, me pak përjashtime, gati gjithë të cilët që janë pjesë e bisedimeve nga faktori i brendshëm janë njerëz, të cilët në bisedime janë jo për të mirën e shoqërisë, jo për të mirën e popullit të cilin duhet ta përfaqësojnë, po janë për të ruajtur dhe për të shpëtuar kokën e tyre dhe kur ke të bësh me njerëz të këtillë, me politikanë të këtillë, lider të këtillë, ato marrëveshje janë të destinuara që të mos jenë funksionale dhe të zgjaten afate dhe marrëveshjet siç kemi parë deri tani bëhen vetëm nën presion të faktorit ndërkombëtar të botës demokratike perëndimore”, theksoi Sela.
Sela nuk mban shpresë as në proceset gjyqësore që duhet të hapen për përgjimet, ngase sistemi i drejtësisë, siç thotë ai, është pre e partizimit dhe nepotizmit, që duhet të ndryshojë.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...