Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihmën e tyre prej 13 milionë AED, ose 3 milionë euro, për viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor të 2019.
Ndihma humanitare do të dërgohen nga princi Shejh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan dhe Zëvendës Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Emiratet e Bashkuara Arabe. Faza e parë e ndihmës urgjente humanitare, përfshin nevojat themelore që variojnë nga ushqimi deri tek furnizimet mjekësore dhe strehimi do të përfitojnë 555,000 njerëz.
Persona të ndihmës së shpejtë në Emiratet e Bashkuara Arabe do të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar këtë të dielë, për të menaxhuar dhe mbikëqyrur shpërndarjen e ndihmës në vendet më të prekura, raporton gulfnews.
Ata gjithashtu do të inspektojnë kushtet humanitare në qytetet e goditura nga tërmeti për të vlerësuar nevojat urgjente dhe të koordinohen me autoritetet lokale për mekanizmat në mënyrë që t’i ndihmojnë ata. Emiratet e Bashkuara Arabe po japin ndihmë për popullin shqiptar, si pjesë e përgjegjësisë së saj ndërkombëtare humanitare për të ofruar një ndihmë për ata në nevojë pa asnjë dallim për ndonjë konsideratë, dhe si pjesë e politikës së jashtme të orientuar nga humaniteti, i cili bëri Emiratet e Bashkuara Arabe një kapital humanitar botëror.
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...