Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj deklaroi sot se Dita e Flamurit dhe 107-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë e ka gjetur Shqipërinë të goditur nga tërmeti.
Ai në një postim në Facebook shkruan se në këto momente të rënda për popullin shqiptar, mendjet dhe zemrat tona janë më motrat dhe vëllezërit tanë në Shqipëri.

Postimi i plotë:
“Dita e Flamurit dhe 107-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë e ka gjetur Shqipërinë të goditur nga një fatkeqësi e madhe natyrore.
Shqiptarët gjithandej kanë ndarë bashkë dhimbjet, vuajtjet dhe gëzimet dhe në këto momente të rënda për popullin shqiptar, mendjet dhe zemrat tona janë më motrat dhe vëllezërit tanë në Shqipëri.
Ne bashkëndjejmë me familjet që humbën më të dashurit, dhe lutemi që të lënduarit të gjejnë shërim sa më parë.
Kjo ditë historike përkon edhe me ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.
Në këtë ditë të shënuar në sot kujtojmë të gjithë ata që i shërbyen kësaj ditë në etapa të ndryshme.”
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari