Ushtarët profesionist kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë që po mbahet para Kuvendit. Ata kërkojnë zbatimin e Ligjit për shërbim në ARM njësoj për të gjithë ushtarët, në të kundërtën nuk do të heqin dorë nga grev. Ditëve në vijim atyre do t’i bashkëngjiten edhe kolegë të tjerë.
“Në grevë urie jemi tani 7 ditë. Kërkesat tona janë të qarta dhe vendimtare. Kërkojmë nga Kuvendi që të pranojë kërkesën tonë të cilën e dorëzuam me 5 tetor, ta pranojnë edhe partitë politike, pas kësaj nuk qëndron asnjë subjekt politik, por vetëm punësimi dhe ekzistenca jonë. Gjithashtu lusim Qeverinë dhe Nikolla Gruevskin të zgjidh problemin. Këtu do të qëndrojmë derisa çështja jonë të zgjidhet”, u shpreh Marianço Lubanski, Ushtarë profesionist.
“Unë jam i punësuar dhe këtu jam për t’i dhënë mbështetje kolegëve të mi. Konsiderova se nuk ka formë tjetër për t’i dhënë mbështetje, përveç që të jem me ta në të njëjtin vend. Deri kur do të jemi këtu?! Unë them se ajo varet nga institucionet, se kur ata gjejnë vullnetin për të zgjidhur çështjen”, tha Vele Kërvaleski, Ushtare profesionist i punësuar.
Plotësimi i Ligjit për Shërbim në ARM parasheh që të gjithë ushtarët profesionist që plotësojnë kushtet, të mbeten në shërbim, përkatësisht të marrin vendime pune.
“Ushtarët profesionist me mbushjen e moshës 45 vjet themelojnë marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar, pa shpallje të konkursit publik me marrje në organet e pushtetit shtetëror dhe lokal dhe organe tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën”, thuhet në Nenin 40-a.
Rreth 100 ushtarë kanë mbetur pa punë. Më herët ushtarët ata protestuan duke i drejtuar edhe një letër ministrit të mbrojtjes Zoran Jolevski, por kërkesa e tyre nuk është marrë në konsideratë.
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...