Një avion rus që po merrte pjesë në bombardimet në Siri, është rrëzuar nga forcat turke pasi ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.
Sipas dëshmitarëve ka pasur një shpërthim në veri të Sirisë, por lajmi për rrëzimin e avionit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
NATO më parë ka paralajmëruar se inkursioni i Rusisë është “ekstremisht i tmerrshëm”.
Një lajm i tillë vjen një kohë kur mes perëndimit dhe presidentit rus Putin ka tension mbi fushatën bombarduese që Rusia ka nisur mbi Siri.
Një zëdhënës i NATO-s ka konfirmuar lajmin për rrëzimin e avionit.
NATO dhe SHBA janë alarmuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Turqisë nga avionët rusë.
Në fillim të kësaj jave, NATO i kërkoi Moskës që t’i jepte fund fushatës së bombardimeve në Siri.
Javën e kaluar kryeministri turk, Ahmet Davutogli tha se “rregullat janë të qarta për këto që shkel hapësirën ajrore të Turqisë”.
“Forcat e armatosura turke janë instruktuar qartë. Edhe nëse një zog fluturon, do të ndërhyhet”, tha Davutoglu duke rrëzuar idenë e një krize Turqi-Rusi.
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar