Armenia nuk ka më asnjë objektiv dhe ndeshjet e zhvilluara që prej humbjes me Shqipërinë fundin e muajit mars kanë shërbyer për të ndërtuar një ekip për kualifikueset e Kupës së Botës 2018. Trajneri Sargis Hovsepyan, që zëvendësoi Bernard Shalland, i cili dha dorëheqjen pas disfatës me Kuqezinjtë, nuk e shqetëson një tjetër dështim, por kërkon një futboll të mirë nga lojtarët e tij.
“Ndoshta nuk do të trishtonte humbja, pasi nuk kemi ndonjë gjë për të zgjidhur. Sigurisht që dëshira është që të fitojmë nesër, por e rëndësishme është të luajmë një futboll të bukur” – tha Sargis Hovsepyan, i cili është trajneri i komanduar i Armenisë, shkruan Lapsi.al.
Armenia ka vetëm një fitore me Shqipërinë, atë të eliminatoreve të Kupës së Botës 1998 në Jerevan, me rezultatin 3 – 0.
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...
Operacion i SPAK-ut dhe antimafias, goditet grupi kriminal i...
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus