Partitë politike ende pa marrëveshje mbi Kodin Zgjedhor dhe çështja të tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Sot është dita e katërt nga skadimi i afatit që parashikonte mbylljen e çështjeve zgjedhore sipas marrëveshjes politike.
Nga burime tona brenda grupeve të punës mësuan se takimi i mundshëm pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme. Një ditë më parë, për shkak të tejkalimit të afatit ndërmjetësi evropian Piter Vanhautte iu prezantoi palëve versionin e Kodit zgjedhor të përgatitur nga ndërkombëtarët.
Nuk dihen detajet mbi to por sipas burimeve të Alsat, gjasat janë që votimi i diasporës të hiqet për këto zgjedhje. Pas prezantimeve të Vanhauttte nuk pati reagim nga partitë e përfshira në grupet e punës. Deri tani është mbyllur çështja e financimit të fushatës zgjedhore. Do të mbetet kufizimi që personat fizik të mos mund të kontribuojnë me më shumë se 1 mijë euro, ndërsa personat juridik 5 mijë euro. Mediat gjithashtu, nuk do të mund të paraqiten si donatore në fushatë zgjedhore.
Është arritur zgjidhje edhe për një pjesë të madhe të çështjes së prezantimit mediatik, që rregullohet me Kodin Zgjedhor. Ka përparim të madh për Listën zgjedhore, kryesisht për faktin se VMRO DPMNE-ja nuk kundërshton propozimet e LSDM-së. Siç thonë nga partia në pushtet, ata do të pranojnë gjithçka që LSDM-ja do të arrijë me BDI-në dhe PDSH-në.
LSDM-ja ka propozuar që lista zgjedhore të pastrohet me ndërthurjen e bazave të informatave nga institucionet shtetërore dhe kontrollit të plotë të listës në terren. Parimisht, sipas opozitës, për këtë metodë ka pajtim edhe nga partitë shqiptare BDI dhe PDSH. Çështja më kontestuese mbetet diaspora.
LSDM-ja kërkon vendosjen e pragut prej 80% nga votat e nevojshme për një deputet brenda vendit, që sipas VMRO-së nënkupton se diaspora do të votojë por nuk do të marrë mandate. Partia e Gruevskit këmbëngul që votimi në diasporë të mbetet ashtu siç është, ose nëse caktohet prag, të mos jetë më i lartë se 30%. Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar nga ana tjetër është se votimi në diasporë do të anulohet, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët adekuate.
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar