Policia e Kosovës e ka rritur numrin e Njësive të Specializuara për t’i dalur në ndihmë autoriteteve shqiptare.
100 operatorë të tjerë sot kanë marrë rrugën për Shqipëri ku do të jenë në shërbim të forcave shqiptare.

“Edhe ditën e dytë pas tërmetit të raportuar në Republikën e Shqipërisë, Policia e Kosovës dërgon Njësitet policore në përbërje prej njëqind (100) operatorëve tjerë të njësiteve të specializuara, të cilët do të jenë në shërbim të autoriteteve atje, në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara.
Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet me kapacitetet e saj në dispozicion” thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info/

Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur