Zija Korroku, banor i Durrësit të Vjetër ne një prononcim dhënë për arbresh.info ka falënderuar shtete fqinje për ndihmën që po i bëjnë Shqipërisë pas tërmetit të djeshëm.
Ai për të shprehur falënderimet ka thënë “Zoti e bekoftë Kosovën e Shqipërinë”.

Ndryshe banorët e Durrësit të vjetër ku po qëndron ekipi i arbresh.info po shprehen falënderues për ndihmat që po u vinë nga shtete fqinje e veçanërisht nga Kosova.
Menjëherë pas tërmetit nga Kosova janë nisur pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës të cilët kanë ndihmuar në procesin e kërkim shpëtimit të personave ndërsa mëngjesin e sotëm kanë ardhur qindra pako me rroba, ushqim e nevoja tjera nga organizata të ndryshme e qytetarë të Kosovës./arbresh.info/
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur