Mërgim Mavraj është shqetësuar nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë mëngjesin e sotëm (e martë).
Mbrojtësi shqiptar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Intagram duke u dërguar mesazh të gjithë personave të prekur në këtë kohë mjaftë të vështirë, shkruan portali arbresh.info.
“I shqetësuar nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë dhe shqiptarët. Vëllezër dhe motra, ju ruajt Allahu i madhërishëm”, ka shkruar Mavraj në profilin e tij te fotoja me flamurin shqiptar.

33-vjeçari aktualisht është pjesë e skuadrës gjermane në Bundesliga 2 – Greuther Furth dhe deri tani këtë sezon ka bërë 13 paraqitje.
Në Shqipëri raportohet të ketë arritur numri i viktimave në 16 teksa mbi 600 janë të lënduar./arbresh.info/
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...