Në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ka filluar sot gërmimi nën dyshimin se në oborr ka mbetje mortore të kosovarëve të vrarë gjatë luftës.
Për të parë nga afër kanë dalë përfaqësues të institucioneve e nga prokuroria, raporton arbresh.info.
Me këtë rast Jahja Lluka, nga Zyra e Kryeministrit tha se kanë dëshmi për dy lokacione në këtë vend.

Ndërsa kritikoi Serbinë që nuk po bashkëpunon për këtë çështje.
“Kemi filluar këtu gërmimet edhe ma herët kemi gërmuar po s’kemi gjet. Tash pas dëshmive nga dëshmitarët kemi filluar prapë gërmimet. Kemi dy lokacione presim që të gjejmë ndonjë mbetje mortore. Kemi edhe dy lokacione në Serbi. Por shteti serb nuk po bashkëpunon pasi nuk po i tregon lokacionet e vërteta”.

Ndërsa prokurorja në këtë rast, Drita Hajdari tha se një dëshmitar ka treguar se në këtë pjesë gjatë luftës ka parë duke gërmuar.
“Ky vend ka pas gërmime edhe ma herët. Si prokurori kemi pranu dëshmi të një dëshmitari se në kohë të luftës ka parë në këtë pjesë t’u varros njerëz”./arbresh.info/


Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...