Reagon Tuchel, pas ‘dashurisë’ që Zidane shprehu për Mbappen: “Nuk e di sa e donë Mbappen…!”
‘Gjithmonë dëshiron diçka që nuk e ke’, Tuchel ka reaguar ndaj deklaratave të Zinedine Zidane.…
Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, nuk e ka fshehur dëshirën ta shohë Kylian Mbappen sërish me fanellën e Real Madrid, pasi vite më parë ai ka qenë në Madrid, për t’u provuar për një kohë, por është kthyer sërish në Francë.
Zizu në konferencë për media para ndeshjes së nesërme mes Realit e PSG-së, tha ‘jam i dashuruar në Mbappen që një kohë të gjatë’.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Thomas Tuchel i PSG-së.
“Nuk e di sa e do Zidane Mbappen, por më e rëndësishmja është se ai i përket PSG-së, është lojtari ynë. Kur nuk ke diçka, e dëshiron më shumë”, tha Tuchel.
“Nuk jam i mërzitur me Zidanen. Kam qenë me të para dy javësh dhe nuk kemi folur për këtë”.
Derisa lidhur nëse ai e dashuron ndonjë lojtarë të Realit, Tuchel tha: “Po, natyrisht, kanë lojtarë të mëdhenj dhe do të jetë një sfidë për ne”.
Ai ndër të tjera tha se Mbappe është gati për të startuar.
“Mbappe është gati për ndeshjen. Është stërvitur pa ndonjë problem dhe ndihet mirë”. /Gazeta Express/
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...