“Topçinjtë” po e kalojnë një sezon dëshpërues dhe trajneri Unai Emery mund të shkarkohet nëse e humb ndeshjen e ardhshme
Disa prej lojtarëve kryesorë të Arsenalit e kanë humbur durimin me trajnerin Unai Emery.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Telegraph”..
Goli i shënuar nga Alexandre Lacazette në minutën e 96-të e barazoi rezultatin ndaj Southamptonit të shtunën, një rezultat ky që e ngre edhe më lartë presionin ndaj trajnerit spanjoll.
Pronari Chips Keswick raportohet po ashtu se po e konsideron shkarkimin e trajnerit pas një tjetër rezultati dëshpërues.
Arsenali po e kalon një sezon dëshpërues dhe Emery shihet si fajtor për këtë. / Express/
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...
Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...