Luis Suarez ka thënë se mundësia për ta braktisur Barcelonën për MLS-në – ligën elitare të futbollit në SHBA – mbetet opsion e mirë për të. Sulmuesi uruguaian i bëri këto komente në një kohë kur e ardhmja e tij në Camp Nou është e pasigurt.
32-vjeçari ka kontratë me Barçën deri në vitin 2021 dhe deri tani nuk ka pasur bisedime mes palëve për vazhdimin e saj.
Suarez i ka shënuar gjashtë gola në 10 ndeshje në La Liga për skuadrën e Ernesto Valverdes deri tani këtë sezon.
Së fundmi është raportuar se Suarez ka mundësi t’i bashkohet Inter Miamit, klubit të David Beckham.
Duke iu referuar bisedave me bashkatdhetarin e vet, mesfushorin e Seattle Sounder Nicolas Lodeiro, për interesimin e tij për të kaluar në MLS, Suarez tha për ESPN: “Nuk i premtova asgjë (Lodeiros). Vetëm biseduam.”
“MLS-ja është ligë në të cilën çdo lojtar do të ishte i interesuar të luajë. Unë e pyeta atë se çfarë gare është, si dhe për bashkëlojtarët e tij”, shtoi Suarez.
“Unë kam kontratë me Barçën dhe jam shumë i lumtur këtu. Ama të ardhmes s’i dihet, është ligë atraktive”, përfundoi ai. /Gazeta Express/
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...