Pas verifikimeve një mujore në lidhje vrasjen e Lazër Arrajt në Dukagjin, Gjykata e Shkodrës liron nga burgu të dyshuarin kryesor Marash Arrajn. Të gjithat analizat e kryera nuk treguan asnjë shenjë që e lidh atë me krimin.
Mësohet se një pistë e mundshme për zbardhjen e ngjarjes ishte dhe ajo mbi informacionet që viktima i jepet policisë. Po ajo ka ngecur për shkak se hetuesit s’po gjejnë prova.
Akti i ekspertimit dhe analizat për gjurmë baruti në duart dhe rrobat e Marash Arrajt e kanë nxjerrë atë nga burgu. Gjykata ka hedhur poshtë akuzat për pjesëmarrje në vrasjen e djalit të xhaxhait të tij Lazer Arraj që ndodhi në 21 tetor në Shosh të Dukagjinit.
Atij ju caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”. Marash Arraj në seancën gjyqësore që u mbajt me dyer të mbyllura tha se ishte ai i pari që pa të vdekur kushëririn e tij, por me akuzën s’ka fare lidhje. Ndaj dhe në moment njoftoi policinë.
Prokuroria e Shkodrës fillimisht ka akuzuar Marash Arrajn për ‘Vrasje me paramendim’, po pas kryerjes së verifikimeve ndryshoi akt-akuzën në ‘Mos kallzim të krimit’. Pra në pranga nga sot për vrasjen e 55 vjecarit nuk ndodhet askush.
Mësohet se njëra nga pistat e cila nuk është arritur të faktohet nga hetuesit ka të bëjë me informacionet e dhëna nga 55 vjecari në lidhje me kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Pra dyshohet se ai ka qënë informator i policisë.
I vetmi i dyshuar ishte Marash Arraj, por dhe akuzat ndaj tij po bien njëra pas tjetrës.
Sulmohen qytetet ukrainase
Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar...
Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakma...
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan