Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka diskutuat sot për dëmet ekonomike që i ka shkaktuar marrëveshja e 25 gusht të nënshkruar në Bruksel nga kryeministri Mustafa.
Kryetari i kësaj partie Visar Ymeri ka thënë se dëmet kryesore ekonomike që Serbia ia ka sakatuar Kosovës janë dëmet rreth 20miliard euro në sektorin publik e privat, si dhe largimin nga puna e një numri të madh punëtorësh, ku sipas tij për këto dëme nuk është diskutuar kurrë në bisedimet me Serbinë, transmeton arbresh.info.
“Gjatë tërë këtij procesi u diskutua çështja e pronësisë së Serbisë për mbi pasurinë e Kosovës dhe pjesëmarrjen e Serbisë si pjesë e kësaj pasurie”, tha Ymeri.
Ymeri ka thënë se me krijimin e Zajednicës po krijohet një etnitet territorial që ka nën pronësi resurset kryesore të Kosovës .
“Që nga Liqeni i Ujmanit në veri që nga pjesa më e rëndësishme e Trepçës në komunën e Zveqanit e deri të resursi turistik që e ka Kosova në Brezovicë, pastaj Burimet e Klokotit po ashtu edhe dy marrëveshjet e fundit për Telekomin dhe Energjinë”, ka thënë Ymeri.
Ndërsa Besnik Bislimi ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, ku ka thënë se pjesë e ekipit të komisionit për demarkacionin kanë qenë jurist dhe sociolog e asnjë gjeograf.
Bislimi tha se Isa Mustafa është i pa interesuar që ta marrë seriozisht këtë punë.
“Gjeodetët e Kosovës vazhdimisht kanë dërguar prova të reja se Kosova po humb territor, por komisioni në asnjë variant nuk ka shpreh interesim me i marr parasysh” ka thënë ai./arbresh.info
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...
Motori i Wolt-it godet gruan në zebra, ajo përfundon në spit...
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...