Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka konfirmuar se dje janë bastisur të gjitha zyret e anëtarëve të VV nga Policia e Kosovës në objektet e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se përveç zyreve, tre nga deputetët, Albin Kurdi, Glauk Kunjufca dhe Albulena Haxhiu janë kërkuar ne shtypit e tyre, transmeton arbresh.info
Ai gjatë një konference për media ka thënë se VV vazhdimisht ka marrë përgjegjësit publike për veprimet e saj.
“Ne vazhdimisht kemi marrë përgjegjësi për veprimet tona dhe se Lëvizja gjithmonë është përndjekur nga policia. Ne nuk ikim nga përgjegjësia publike sepse ne duam që përmes kundërshtimit dhe rezistencës ta problematizojmë çështjen dhe ta kundërshtojmë një politik të caktuar”, tha Ymeri.
Ndërsa ai ka shtuar se të gjitha aktivitetet e ndërmarra deri sot kanë qenë bashkëpunim me dy partitë opozitar, AAK dhe Nisma.
Pos tjerash ai i pyetur nga gazetarët për vendndodhjen e Albin Kurtit ai tha se Albin Kurti ka shkuar në Norvegji në një udhëtim të planifikua kohë më parë dhe do të kthehet brenda disa dite, por që nuk ka lidhje me bastisjet dhe arrestimin e tij të mundshëm./arbresh.info
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...