Kreu i Shtetit, Ilir Meta u shpreh dje se është kohë për një referendum, që shqiptarët të vendosin se kush ka të drejtë në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.
Por sot Meta përsërit të njëjtën thirrje duke postuar edhe një foto të ligjit themeltar të vendit, Kushtetutës.
“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. KOHA PËR REFERENDUM TË RI!”, shkruan Meta.
Prej kohësh vendi ndodhet pa Gjykatë Kushtetuese, ndërsa Presidenti Meta dhe opozita akuzojnë kryeministrin Rama se po tenton kapjen e këtij institucionit duke dërguar aty njerëz të komanduar prej tij.
Ndërsa nga ana e saj mazhoranca kërkon ngritjen e Kushtetuese dhe hetimin e Presidentit Meta pasi sipas tyre ai duhet shkarkuar pasi ka shkelur ligjin duke çdekretuar datën 30 qershor për zgjedhjet lokale./Express

Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...