Bazuar në një raport së fundmi nga Mundo Deportivo, mbrojtësi Gerard Pique dëshiron të pensionohet në klub në moshën 35 vjeçare.
Por, në rast se humb vendin e tij në pozitën startuese apo rëndësinë e tij në skuadër, gjërat mund të ndryshojnë dhe të ndodhë ndonjë largim më i hershëm, transmeton portali arbresh.info.
Ajo datë do të jetë në verën e vitit 2022 në rast se lojtari dëshiron të ndjek planin e tij duke i siguruar tifozëve të Barcelonës se mund të marrin frymë shlirë në rast se kanë qenë të panikuar nga mosha e tij.
Pique ka qenë një forcë e vazhdueshme te Barcelona për disa vite dhe tani mbetet të shihet në rast se kjo do të mbetet kështu edhe për vitet e ardhshme.
Mbrojtësi gjithmonë duket se i japin më shumë kohë vetës në fushë sesa sulmuesit, mesfushorët apo anësorët kur bëhet fjalë për pensionim, por sa i përket Piques edhe mosha 35 vjeç ka kuptim./arbresh.info/
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...
NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kos...
Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaq...
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...
Vuçiq: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ale...