Edoardo Reja ka folur rreth renovimit të mundshëm të kontratës me Kombëtaren e Shqipërisë.
“Në vitin 2022 do të jetë 77 vjeç, por mos ia kujtoni. Edy Reja e konsideron moshën thjesht një ndjesi dhe nuk i kushton rëndësi të dhënave në gjendjen civile”.
Kështu shkruajnë mediet italiane, më konkretisht “La Lazio siamo noi” (i referohet Radiosei) për rinovimin e kontratës së Edoardo Rejas me Federatën Shqiptare të Futbollit për katër vitet e ardhshme.
Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare nga palët, në Itali janë të sigurt që tekniku italian do të vijojë të jetë në krye të kuqezinjve.
“Është një sfidë shumë e bukur dhe një projekt shumë i fortë, me jep shumë entuziazëm. Do të kem mbikëqyrjen e të gjithë lëvizjes futbollistike dhe nëse jam trajneri më i vjetër në drejtimin e një përfaqësueseje, kjo më bën të ndihem mirë”, deklaron Reja, duke e bërë në njëfarë mënyrë fakt të kryer marrëveshjen e re me Dukën (2+2).
I pyetur për objektivat, trajneri 74-vjeçar nuk e përmend Botërorin “Katar 2022”, pasi e ka të qartë se Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë të fitojë një nga 13 vendet që janë në dispozicion (në Evropë), por beson shumë në kualifikimin në “Euro 2024”:
“Shqipëria është një vend plot gjallëri, i banuar nga njerëz që kanë konsideratë të lartë për ne, italianët. Ndoshta besojnë më shumë te ne sesa ne për veten tonë.”
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...