KB Prishtina është eliminuar nga FIBA Kupa e Evropës pas disfatës në shtëpi mbrëmjen e sotme (e mërkurë) ndaj Medi Bayreuth.
Klubi i basketbollit nga kryeqyteti ka humbur takimin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë kundër klubit gjerman me bazë në Bayreuth, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja e zhvilluar këtë mbrëmje në kuadër të FIBA Kupës së Evropës përfundoi me rezultat 68 – 93 në favor të mysafirëve.
Qysh në çerekun e parë të ndeshjes, gjermanët krijuan një epërsi prej dhjetë pikësh (13-23) duke e thelluar atë më pas në çerekun e tretë (51-63) pasi në të dytin djelmoshat tanë kishin një ecuri më të mirë (36-41) në lojë.
Sidoqoftë, në fund u mposhtën me një diferencë të madhe prej 25 pikësh.
Kjo e lë klubin tonë me vetëm shtatë pikë në tabelë dhe të pashpresë për të kaluar në pozitën kualifikuese me vetëm një ndeshje të mbetur./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...