Kombëtarja angleze e futbollit ka falënderuar edhe një herë Kosovën për mikpritjen në fundjavë, për ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për “Euro 2020”.
Anglia fitoi 4 me 0 në “Fadil Vokrri” të dielën, por Kosova u konsiderua se fitoi jashtë fushës për shkak se mikpritja e mrekullueshme për anglezët u bë lajm botëror.
Duke publikuar një video nga fusha e lojës, kombëtarja angleze ka shkruar në Facebook: “Një pritje e mrekullueshme – Faleminderit, Kosovë”.
Kurse nuk kanë munguar as komentet nga ana e anglezë të cilët edhe njëherë tregonin mbresat me Kosovën dhe tifozët ‘Dardanët’ për mikpritjen që u bë atyre./arbresh.info/

Haxhiu flet për kalimet politike nga LVV drejt LDK-së
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...