Sipas një raporti të siguruar nga gazeta “Zëri”, në mesin e ilaçeve që ka shkatërruar Spitali i Gjilanit është edhe metadoni, një drogë depresive. Asnjë ilaç sipas zyrtarëve të AKPPM-së, nuk guxon të shkatërrohet pa praninë e inspektorëve farmaceutikë
Një raport i detajuar i Inspektoratit Farmaceutik të Kosovës i hartuar nga inspektorët Rifat Muriqi, Jehona Zogaj dhe Florianë Latifi me kërkesë të Policisë së Kosovës, flet në detaje për ilaçet e asgjësuara kundërligjshëm në Spitalin e Gjilanit.
Ky asgjësim ka çuar në arrestimin e drejtorit të dorëhequr të këtij spitali, Abdylatif Latifi dhe katër zyrtarëve spitalorë.
Në raportin e siguruar ekskluzivisht nga gazeta “Zëri” konstatohet se Spitali i Gjilanit, në impiantin për sterilizimin dhe shkatërrimin e mbeturinave spitalore ka kryer veprimin e shkatërrimit të produkteve medicinale në kushte dhe formë të paautorizuar.
“Edhe pse impianti është i etiketuar me njoftimin se në të nuk guxohet të shkatërrohen produktet medicinale aty veprimi i shkatërrimit është kryer që nga data 21 maj 2015 deri më 12 gusht 2015”, thuhet në raport, ku precizohet koha e shkatërrimit të ilaçeve në kundërshtim me Ligjin.
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...