Granit Xhaka ka realizuar golin e gjashtë për Zvicrën në takimin e fundit për fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2020” ndaj Gjibraltarit.
Me këtë rast Xhaka ka thumbuar ekipin e tij Arsenal, me të cilin po ka probleme kohëve të fundit.
“Vëllai im në të majtë, vëllai im në të djathtë, së bashku qëndrojmë, së bashku ne luftojmë. Në bashkim është fuqia, në fuqi është fitorja. ‘Euro 2020’ ne po vijmë. Shumë krenar me këtë skuadër”, ka shkruar Xhaka në ‘Facebook”.
Ky postim i dedikohet skuadrës së tij në të cilën ai nuk ka luajtur që prej muajit të kaluar pas një incidenti me tifozët.
Helvetikët u kualifikuan për në “Euro 2020”./arbresh.info/
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...
27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat marrin fije bakri nga një ...
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...