Dy spiunë rusë u shkëmbyen sot në kufirin ruso-lituanez me dy lituanezë dhe një norvegjez, të dënuar për spiunazh në Rusi, një episod i denjë i Luftës së Ftohtë duke dëshmuar tensionet e rishfaqura këto vite në rajon.
“Sot, operacioni i shkëmbimit u krye me sukses”, njoftoi për shtypin kreu i shërbimeve sekrete lituaneze, Darius Jauniskis.
“Qytetarët lituanezë, Jevgenij Mataitis dhe Aristidas Tamosaitis dhe qytetari norvegjez, Frode Berg, kanë mbërritur mirë në Lituani”, nënvizoi ai duke shtuar se shkëmbimi u krye në kufirin mes Lituanisë dhe enklavës ruse të Kaliningradit. Dy rusët, Nikolaï Filiptchenko dhe Sergueï Moïsseïenko, të përshëndetur nga presidenti lituanez, iu dorëzuan palës ruse”, shtoi Jauniskis.
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...