Duke folur për përplasjen në Tiranë mes kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, analisti Armand Shkullaku u shpreh se pas këtyre sulmeve fshihet kryeministri Edi Rama.
Shkullaku u shpreh se shpërthimi i Veliajt ndaj Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit ishte për t’i bërë qejfin shefit të tij Ramës
“Para fitores së Kurtit, Rama mendonte të vazhdonte me faktorët që kishte në Kosovë dhe Beograd, Thaçi-Vuçiç-Rama. Tani që Albini fitoi zgjedhjet, Rama nuk mund të dali hapur dhe ta kundërshtojë. Jam dakort me atë që thotë Bejtja. Pa bërë asgjë, ai është diferenca kolosale e Edi Ramës.
Veliaj nuk ka ndonjë horizont të madh politik, por intuitën, gatishmërinë për të shërbyer e ka të madhe. Kur e sheh që shefi është në vështirësi, del para. Ishte një shpërthim ndaj dikujt vetëm për t’i bërë qejfin shefin. Ajo që thotë Veliaj është frustrimi i Edi Ramës ndaj Kurtit. Veliaj është vegla e Ramës nëpërmjet të cilit kryeministri nxjerr frustrimin”, tha Shkullaku.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses