Netflix njoftoi se do t’u shtojë tekste shpjeguese disa prej hartave të shfaqura në serialin dokumentar “Djalli në derën ngjitur”, pas akuzave të qeverisë polake për pasaktësi historike.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, u shpreh se seriali i gjigantit të transmetimit televiziv mbi gjykimin e kriminelit nazist të luftës, John Demjanjuk, një ukrainas që më vonë ndërtoi një jetë të re në SHBA, përfshin një hartë, e cila paraqet në mënyrë të rreme disa kampe përqendrimi naziste brenda kufijve të sotëm të Polonisë.
“Nuk ka komente apo shpjegime se këto vende kanë qenë zona veprimi të gjermanëve. Harta ka mashtruar shikuesit, duke i bërë ata të besojnë se Polonia ka qenë përgjegjëse për krijimin dhe mirëmbajtjen e këtyre kampeve, si edhe për kryerjen e krimeve në to”, deklaroi ai.
Si rrjedhojë, Netflix njoftoi se do t’u shtojë tekste shpjeguese disa prej hartave të shfaqura në këtë serial.
“Kjo do të bëjë të qartë se kampet e shfarosjes dhe përqendrimit në Poloni u ndërtuan dhe u përdorën nga regjimi nazist gjerman, që e sulmoi dhe e mbajti të pushtuar këtë vend në vitet 1939-1945”, deklaroi Netflix.
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...
“Më shumë ka pasur armatim nëpër oda se në Kazermë”, Kurti n...
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...