Në konferencën e jashtëzokonshme për shtyp Presidenti Ilir Meta ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij gjatë ditës së sotme, i cili tha se “parlamenti shpërndahet me një dekret”.
I pyetur nga gazetarët nëse deklarata e tij ishte emocionale kreu i shtetit u përgjigj: “Mendoj se jam shumë i qartë, garante e Kushtetutës e padiskutueshme e Republikës së Shqipërisë është Gjykata Kushtetuese, pastaj presidenti dhe kështu me radhë, por gjykata është mbi të gjithë.
Parlamenti a shpërndahet me një dekret? Presidenti a shkarkohet nga një parlament legjitim dhe në fund e shkarkon Gjykata Kushtetuese. Qevereia a rrëzohet me një mocion mosbesimi?
Këtu nuk luhet këtu është vijë e kuqe për të gjithë për cilindo, interesat kombtare dhe shtetërore sepse një gjykatë e zgjedhur në mënyrë mafioze kërcënon interesat kombëtare shtetërore. Nuk besoj se ka ndonjë në republikën e Shqipërisë që nuk e ka kuptuar.”/abcnews.al
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...