Elementët ushtarakë turq dhe rusë zhvilluan patrullimin e gjashtë të përbashkët tokësor në rajonin Al Darbasiyah në lindje të Eufratit, në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
“Elementët ushtarakë turq dhe rusë në rajonin Al Darbasiyah në lindje të Eufratit përfunduan ashtu sikurse ishte planifikuar patrullimin e gjashtë të përbashkët tokësor të përbërë nga 4 automjete dhe të cilët u shoqëruan edhe nga dronët”, ka njoftuar Ministria turke e Mbrojtjes nëpërmjet një deklarate.
Patrullimi i parë tokësor i përbashkët u realizua më 1 nëntor dhe u zhvillua 40 kilometra në lindje të qytetit Ras al-Ayn dhe 30 kilometra në perëndim të qytetit Qamishli.
Më 5 nëntor, dy vendet realizuan patrullimin e dytë në një zonë në lindje të qytetit Ayn al-Arab dhe në perëndim të qytetit Tal Abyad.
Kurse patrullimi i tretë u krye më 8 nëntor mes qyteteve Qamishli dhe Derik përgjatë një distance prej 88 kilometrash, rreth 10 kilometra larg nga kufiri turk, që zgjati për 3 orë e 45 minuta.
Ndërsa më 11 nëntor u realizua patrullimi i katërt i përbashkët tokësor në qytetin Darbasiyah, në lindje të Lumit Eufrat, ndërsa patrullimi i pestë i përbashkët tokësor turko-rus u zhvillua më 12 nëntor në rajonin Ayn al-Arab në lindje të Eufratit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë
Costa u bën thirrje liderëve: Integrimi evropian mbi ndarjet...
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, ...