Quhet Osama Fidani 10-vjeçari shqiptar që ndodhet në kampin famëkeq të Al Haël në Siri dhe që u shfaq në një intervistë në televizionin A2CNN në një reportazh të regjistruar atje. Ai djali i një shqiptari nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut i quajtur Bekim Fidani. 6 vjet më parë ai e mori me vete në Siri.
Me zhdukjen e të atit, Osama ndodhet në kamp me dy vëllezërit e tij Fidanin, 14 vjeç, Advanin 8 vjeç dhe motrën që ka lindur në Siri, Rejani 4 vjeç. Me ta ndodhet vetëm nëna që kërkoi ndihmë për t’u kthyer.
“Me na marrë dikush se kushtet i shikoni vetë në televizor. Sepse nuk rrihet këtu sepse është ftohtë” – tha nëna e 10-vjeçarit. Shtëpia e tyre në qendër të Gostivarit qëndron e mbyllur prej 6 vitesh. Vëllai i Bekimit thotë se e njohu menjëherë Osamën.
“E njoha. Kishte ndryshuar, ishte rritur, Kur ikën nga këtu ishin të vegjël. Ishte rritur ishte bërë i madh. Nga tiparet ka ndryshuar shumë pak. Është ashtu si e mbaj mend unë. U ndjemë shumë mirë, faktin që gazetarët tuaj kishin marrë guximin për të hyrë në atë kamp.
Nga ana tjetër, pasi pamë regjistrime u prekëm në aspektin e kushteve se si jetojnë ata në kamp. Vij gati çdo ditë dhe vizitoj shtëpinë e tyre. Kam shumë mall për ta sa nuk përshkruhet. Mbesa quhet Rejani dhe ka lindur atje”, – tha xhaxhai i fëmijëve Habib Fidani.
Ata kanë edhe një mesazh për Bekimin që mendojnë se mbahet në burg nga kurdët të cilit i drejtohen me fjalët: “Kthehu vëlla se ka kush të pret”./lapsi.al
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid