Taulant Xhaka ka thënë se ka mbetur i habitur me komentet e trajnerit të Shqipërisë, Edi Reja, se gjoja mesfushori i Baselit e ka refuzuar ftesën për t’u grumbulluar me ekipin kombëtar për ndeshjet e nëntorit, duke këmbëngulur se “unë kurrë nuk e refuzoj Kombëtaren tonë”.
Reja njoftoi të mërkurën në një konferencë për media se mesfushori nga Kosova kishte pësuar një dëmtim muskulor në një ndeshje me ekipin e tij, Basel, prandaj nuk i ishte bashkuar ekipit kombëtar në grumbullim për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Andorrës dhe Francës.
“Me Xhakën kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen e fundit në Zvicër kishte marrë një dëmtim muskulor, në 10 minutat e fundit. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse një lojtar nuk ndihet në 100% do ta lejojmë të pushojë dhe të rimëkëmbet nga ky dëmtim”, kishte thënë trajneri italian.
Xhakës duket se nuk i kanë pëlqyer komentet e trajnerit të vet dhe shkrimet në media për këtë çështje.
28-vjeçari shkroi në rrjetet sociale se ka mbetur i habitur nga lajmet për mosgrumbullimin e tij me Kombëtaren./blic/
Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ...
Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave për krime lufte, cakto...
Kongresi i Bashkimit të VLEN në një parti, Kurti dhe Mickosk...
Osmani reagon me video: Qytetarët folën me një zë për ‘kthim...
U bllokua nga rrëshqitja e dheut, hapet rruga Junik – Gjerav...
Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin q...