Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ftuar qytetarët në tubimin e nesërm që do mbahet në AMC Hall duke filluar nga ora 18:00.
Osmani ka thënë se ka takuar qytetarë të shumtë, dhe se ka dëgjuar hallet e tyre, ku ka parë zhgënjimin e njerëzve.
‘’Për muaj të tërë kam ecur në çdo cep të Kosovës. Jam mirëpritur në shtëpitë tuaja, kam dëgjuar hallet tuaja, kam parë zhgënjimin në sytë e njerëzve të ndershëm. Ju ftoj nesër, të dielën, në orën 18:00 në AMC Hall, le t’i bashkojmë zemrat dhe ëndrrat, le të bashkohemi të gjithë’’, ka thënë Osmani.
Në videon e ndarë nga Osmani, dëgjohen edhe qytetarët teksa i drejtohen asaj me fjalë të ndryshme: ‘‘Tanve na ki me veti’’, ‘‘Trashëgimtare e kryetarit historik’’, ‘’kthehu në shpinë tane ku je kanë’’, ‘’E vetmja shpresë te ti’’.
Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave për krime lufte, cakto...
Kongresi i Bashkimit të VLEN në një parti, Kurti dhe Mickosk...
Osmani reagon me video: Qytetarët folën me një zë për ‘kthim...
U bllokua nga rrëshqitja e dheut, hapet rruga Junik – Gjerav...
Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin q...
Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqip...