Autoritetet australiane kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha në dy shtete, Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim, pavarësisht pse intensiteti i kushteve “katastrofike” është duke u ulur.
Rreth 150 zjarre janë ende aktive në Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland.
Më shumë se 50 shtëpi janë shkatërruar apo dëmtuar në Uellsin e Ri Jugor, mirëpo askush nuk ka humbur jetën, kanë thënë zyrtarët.
Të mërkurën, zjarret kanë nxitur gjendje të re emergjente.
“Këto kushte janë edhe më shqetësuese për ne”, ka thënë kryetarja e Kuinsllandit, Annastacia Palaszczuk.
Qeveria e Australisë shumë shpesh ka anashkaluar pyetjet nëse ndryshimet klimatike u kanë kontribuuar zjarreve.
Mirëpo, shkencëtarët dhe ekspertët kanë paralajmëruar se sezona e zjarreve është zgjatur për shkak të ndryshimeve klimatike./express
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...