Ish-presidenti bolivian, Evo Morales, ka mbërritur në Meksikë pasi iu dha azili politik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dielën, pasi iu kërkua nga ushtria Morales u tërhoq nga detyra, vendim i cili pasoi nga protestat që kërkonin dorëheqjen e tij.
Qeveria meksikane njoftoi se do t’i ofrojë ish-presidentit azil në ditën kur ai u tërhoq. Sekretari i jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, në një konferencë për media tha se kërkesa për azil është bërë zyrtare.
“Meksika ka vendosur t’i japë azil për shkaqe humanitare. Në Bolivi, jeta dhe integriteti i tij janë në rrezik”, tha Ebrard.
Në një mesazh të hënën, Morales i premtoi vendit të tij se ai përfundimisht do të kthehet në Bolivi me më shumë “forcë dhe energji”.
“Vëllezër dhe motra, jam duke shkuar në Meksikë, mirënjohës për sinqeritetin e qeverisë së këtyre vëllezërve që na dhanë azil për të shpëtuar jetën tonë. Më dhemb largimi nga vendi për arsye politike”, shkroi Morales në twitter.
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jash...
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...