Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuar që Turqia ka porositur sisteme ruse të mbrojtjes dhe mund të vendosë sanksione ndaj Ankarasë nëse nuk heq dorë nga ato sisteme.
Kështu deklaroi sot këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien për televizionin amerikan CBS.
“Turqia do të ndiejë pasojat e atyre sanksioneve,” tha O’Brien, duke shtuar se një propozim i mundshëm i sanksioneve kundër Turqisë në përputhje me Ligjin e SHBA-së për kundërvënie ndaj kundërshtarëve amerikanë përmes rrugës së sanksioneve, do të merrte mbështetjen e madhe të Kongresit.
Vërejtjet e O’Brien vijnë para vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Uashington të mërkurën, ku ai do të diskutojë me presidentin e SHBA-së Donald Trump për një numër çështjesh që po shqetësojnë marrëdhëniet e dy aleatëve të NATO-s.
Temë kyçe e diskutimit në marrëdhëniet e të dy vendeve është blerja turke e sistemeve ruse S-400, për të cilat SHBA pretendon se nuk është në përputhje me avionët luftarakë F-35, të cilat Ankaraja gjithashtu i dëshiron në flotën e saj dhe tashmë janë porositur për blerje nga kompania amerikan ‘Loockheed Martin’./ts/
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...