Jo rrallë herë, qytetarët e Kosovës kanë marrë premtime e urime për liberalizimin e vizave.
Madje, ish-kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është vonuar, por që priten zhvillime në muajin dhjetor.
Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), vlerëson se deklaratën e Haradinajt duhet marr me skepticizëm të lartë.
Sipas tij, deri në fund të këtij viti do të mbahet vetëm edhe një takim i Këshillit të Bashkimit Evropian për Drejtësi dhe Punë të Brendshme me 2-3 dhjetor, dhe sipas tij nga ky takim është e pamundur që të arrihet vendimmarrje për liberalizmin e vizave.
“Vitin e kaluar ishim dëshmitar të premtimeve dhe urimeve të vazhdueshme për liberalizimin e vizave i cili nuk ndodhi, përkundër që gjatë tërë kohës kemi nënvizuar se gjasat për një gjë të tillë janë pothuaj zero. Në këtë kontekst, përsëri duhet marr deklaratën e ish Kryeministrit Haradinaj me skepticizëm të lartë. Institucionet e Bashkimit Evropian bëjnë planifikimin me kohë të të gjitha takimeve vendimmarrëse të BE-së. Rrjedhimisht, të gjitha takimet e Këshillit të Bashkimit Evropian deri në fund të vitit 2019 janë tani më të dakorduara. Në asnjë nga këto takime nuk është planifikuar të diskutohet çështje e liberalizimit të vizave për Kosovën. Qysh nga korriku 2018 dhe deri më sot, Këshilli nuk ka treguar vullnet politik për të marr vendim pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave. Deri në fund të këtij viti, do të mbahet vetëm edhe një takim i Këshillit të Bashkimit Evropian për Drejtësi dhe Punë të Brendshme me 2-3 dhjetor 2019. Prandaj, në këtë drejtim është absolutisht e pamundur të arrihet çfarëdo vendimmarrje sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e ardhshëm të Këshillit”, tha ai.
Shasha tregon, katër faktorë të cilët janë duke penguar liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Ndërkohe, janë katër faktorë të cilët janë duke penguar liberalizimin e vizave për Kosovën. 1: Mungesa e rezultateve të Kosovës në kuadër luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 2: Raporti i Vendit 2019 identifikoj sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit. 3: Ngecjet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. 4: Mungesa e vullnetit politik për liberalizim të vizave”, tha ai.
Tutje, shpreson se konfigurimi i ardhshëm qeverisës do të këtë vullnet politik për të shënuar progres në disa aspekte, pasi vetëm në këtë mënyrë do të binden vendet anëtare të BE-së se Kosova meriton liberalizimin të vizave.
“Duhet të shpresojmë se konfigurimi i ardhshëm qeverisës do të këtë vullnet politik për të shënuar progres në dy, aspekte: (1) progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë; dhe (2) përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe rrjedhimisht arritja e rezultateve bindëse në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Vetëm kështu mund të bindim vendet anëtare të BE-së se Kosova meriton liberalizimin e vizave dhe avancimin e rrugës së saj Evropiane dhe vetëm kështu mund të shpresojmë një vendimmarrje pozitive sa i përket liberalizimit të vizave në 2020”, ka thënë Shasha.
Ndërsa, njohësi i çështjes së integrimeve evropiane Avni Mazreku, thotë se parashikimi se kur në cilin moment mund të merret vendimi për Kosovën është vështir i parashikueshëm.
Sipas tij, çështja e liberalizimit të vizave varet kryesisht nga vullneti politik i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave çështja nuk varët nga përmbushja e kritereve, po çështja varet kryesisht nga vullneti politik i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Prandaj kur është në pyetje çështja e vullnetit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian atëherë vështir i parashikueshëm të themi një vendim se kur do të merret. Kosovën nuk e kanë njohur 5 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, mizoranca bllokuese mund të iniciohet nga këto pesë shtete dhe eventualisht ndonjëri nga shtetet skeptike që edhe e ka njohur Kosovën për është skeptike në raport me liberalizimin e vizave mund ti bashkohet kësaj që quhet mizoranc bllokues. Prandaj për mendimin tim parashikimi se kur ne cilin moment mund të merret vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është vështir i parashikueshëm, pavarësisht që Kosova i ka plotësuar kriteret”, tha Mazreku./A. Zeka/arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...