Janë botuar në Fletoren Zyrtare katër emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Botimi në Fletoren Zyrtare duhet të pasohet nga lëvizja e presidentit Ilir Meta për të zgjedhur gjyqtarin e dytë në ‘Kushtetuese’.
1.Arta Vorpsi 89.642 pikë
2.Fiona Papajorgji 88.785 pikë
3.Elsa Toska 85.428 pikë
4.Marsida Xhaferllari 82.000 pikë
Kushtetuta përcakton se kandidati i renditur i pari në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) duhet të zgjidhet edhe si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Pasi zgjodhi Besnik Canin në këtë gjykatë, Meta nuk ka pranuar të lëvizë për përzgjedhjen e emrit të dytë, pasi si Presidencës, ashtu edhe Kuvendit, u është vendosur në dispozicion e njëjta listë me emra. Sipas Metës, kjo do të cënonte procesin e përzgjedhjes në Kuvend për dy anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.
Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, deklaroi sot se “të hënën mbyllim vakancat në Gjykatën Kushtetuese, pra do zgjidhen dy të tillë, deri në janar do zgjidhet i treti”.
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri