Unai Emery ka pranuar se ka folur me Arsenalin për shitjen e Granit Xhakës në janar dhe një vendim tashmë është marrë nga lojtari.
Ditët e Xhakës në Emirates duket të jenë të numëruara pasi atij i ishte hequr titulli i kapitenit si pasojë e ofendimit të tifozëve muajin e kaluar ndërkohë që kosovari nuk ka pranuar të luaj në përballjen e Arsenalit ndaj Leicester Cityt për shkak se nuk ndihet i gatshëm, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur nëse ka pasur bisedime rreth shitjes së Xhakës në janar, Emery u përgjigj: “Po, e kam shtruar këtë pyetje”
“Klubi është në dijeni për vendimin e lojtarit në këtë moment dhe vendimin tim apo idenë rreth situatës dhe rrethanave”
“Ne tani jemi pak më të dobët pa të në këtë pozitë sepse ne kemi një lojtar më pak në atë pozitë”
Mbetet ende e paqartë nëse Xhaka do të luaj sërish te Arsenali, megjithëse 27-vjeçari vazhdon të stërvitet normal me skuadrën e parë./arbresh.info/
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...