Kthimi i Alvin Berishës në Itali, 11-vjeçarit të mbetur vetëm në kampin Al Hawl të Sirisë ka qenë kryefjala e mediave këto ditë.
Alvin mbërriti dje në aeroportin e Fiumicino të Romës ku e priste babai dhe 2 motrat. Takimi i tyre u shoqërua me emocione të forta.
Por nuk ishin vetëm familjarët ata që e pritën ngrohtë vogëlushin.
Në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisë, në hyrje të saj ishte varur prej mëngjesit një banderolë ku shkruhej “Mirë se u ktheve kampion”, në formë mirëseardhje dhe gëzimi për 11 vjeçarin.
Në hyrje të shtëpisë kishin dalë shumë njerëz që e kanë duartrokitur kthimin e tij në shtëpi.
Të afërm, miq dhe komshinj kanë dalë ta prisnin Alvinin i cili buzëqeshte gjatë gjithë kohës./tch

Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu