Ambasadorët e shteteve të Quint-it, po takohen sot me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për të diskutuar për gjendjen aktuale në Kuvend, pas veprimeve të njëpasnjëshme të Opozitës gjatë seancave të fundit.
Ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Francës, Anglisë, Italisë etj, po diskutojnë sot me kryeparlamentarin Veseli, për të gjetur një formë e tejkalimit të kësaj situate të krijuar nga bllokada opozitare.
Tre partitë e Opozitës, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, në tre seancat e fundit, kanë bllokuar punën në Kuvend, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa të tërheq nënshkrimin nga marrëveshjet e gushtit të arritura në Bruksel me Serbinë, me theks të veçantë, nga marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
Ndërkohë, ambasadorë të shteteve aleate, pas veprimeve të fundit në Kuvend, sidomos asaj të fundit, ku u hodh edhe gazë lotsjellës, kanë kritikuar njëzëri këto veprime, duke u bërë thirrje opozitarëve të jenë konstruktiv në gjetjen e një konsensusi për të arritur kompromis me partitë në pushtet lidhur me kërkesat e tyre.
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...