Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov u takua sot me Ministrin e Jashtëm spanjoll, Josep Borrell, si dhe me Coleman Bonn, Këshilltar për Evropë në Kabinetin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Nga Ministria e Jashtme thonë se në takim me ministrin spanjoll Borel, u shkëmbyen mendime në disa tema, me theks në pritjet për ratifikimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme në Spanjë, si dhe perspektivën evropiane për rajonin, aspiratat e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe hapat e ardhshëm pas Këshillit Evropian pas samitit të tetorit, telegrafi maqedoni.
Nga MPJ gjithashtu thuhet se janë përmendur pasojat e rezultatit të Samitit për vendin dhe rajonin, zhvillimin e mundshëm të ngjarjeve në kontekstin rajonal, si dhe përparësitë në punën e përfaqësuesit të Lartë të BE-së.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman