Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nervozuar fort me një deklaratë e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili ka thënë se Serbia është fajtore për vrasjen e 12 mijë shqiptarëve, deportimin e miliona njerëzve dhe dëmet miliona dollarëshe që janë shkaktuar gjatë luftës së fundit.
Daçiq ka thënës e Shqipëria përveç që duhet të kërkojë falje publike, duhet që të distancohet nga deklaratat e bëra nga Cakaj, pasi siç thotë Dacic ai ka ofenduar shtetin dhe popullin serb.
“Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres kërkimfaljen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Daçiq teksa ka përmendur deklaratat e Cakajt.
Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe sipas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë, shkruan Gazeta Express.
Sipas tij deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira