Muri i Berlinit u ndërtua në vitin 1961 për të ndarë Berlinin Lindor nga ai Perëndimor dhe u shemb më 9 Nëntor të vitit 1989.
I ndërtuar nga Gjermania Lindore, e udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik, muri kishte si synim të mbante fashistët perëndimorë larg e që të mos pushtonin lindjen. Por në fakt shërbente edhe si barrikadë për lindorët që përpiqeshin të emigronin vazhdimisht për në territoret e perëndimti kapitalist.
Ndarja bëri që të ndahen familje e të shkelen të drejta njeriu, duke e mbajtur popullsinë e Gjermanisë Lindore të mbyllur në territor sovjetik. 100 persona u vranë teksa përpqieshin të kapërcenin murin kufitar, të rrethuar nga tela me gjemba e ushtarë me mitralozë.
Më 9 Nëntor 1989, partia komuniste e Gjermanisë Lindore tha se qytetarët mund të kalonin matanë murit kur të donin. Menjëherë u krijua kaos. Ata që jetonin në Lindje më në fund kishin mundësinë të kalonin në perëndim për herë të parë pas 30 vitesh. Teksa mblidheshin, qytetarët nisën ta shkatërrojnë murin.
Këto janë pamjet e Reuters nga nata historike.

Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë