Dy miq që po pinin kafe në një lokal të Starbucks i kanë shpëtuar për pak centimetra vdekjes, kur një dritare ra nga 9 metra lartësi dhe përfundoi mbi tavolinën ku ata po qëndronin.
Qian dhe miku i tij po qëndronin të ulur në tarracën e lokalit në Shanghai, kur ndodhi aksidenti, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është lënduar, ndërsa Qian që ishte frikësuar shumë planifikon të padis pronarët e lokalit si dhe ata të qendrës tregtare nga e cila ra dritarja.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Qian dhe miku i tij po qëndronin të ulur dhe dukej se po shijonin kafenë, kur një dritare u shkëput nga korniza e saj dhe ra me shpejtësi të madhe mbi tavolinën e tyre.
Fatmirësisht ata kishin dëgjuar më herët zhurmën dhe kishin reaguar me kohë, duke u ngritur në këmbë dhe larguar për pak centimetra që sigurisht se mos ta ndërmerrnin këtë veprim pasojat do të ishin fatale.
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...