Një statistikë e gjeneruar nga “Opta”, sqaron në mënyrë perfekte vështirësitë me të cilat është përballur ylli brazilian Neymar te Paris Saint-Germain.
Që nga kur braziliani është transferuar në Paris, në gusht të vitit 2017, ka munguar në plot 64 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë përballjen më të fundit që PSG luajti këtë të mërkurë ndaj Club Brugge për Champions League.
Statistikë kjo që merr një trajtë edhe më negative, kur krahasohet me numrin e ndeshjeve të luajtura nga ish-ylli i Barcelonës: vetëm 63. Mes dëmtimeve, ndëshkimeve dhe problemeve me klubin, Neymar ka luajtur më pak ndeshje se sa ka munguar me PSG, duke mos arritur të imponohet si lider, për të mos hyrë kurrë në zemrat e tifozëve./albeu/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve