Borussia Dortmundi ka fituar me rezultat 3 me 2 ndeshjen tejet të rëndësishme ndaj Interit.
Gjiganti gjerman tri pikë të plota në takimin e zhvilluar si nikoqir në kuadër të grupeve duke u rikthyer nga disavantazhi në pjesën e parë prej 0 me 2 për të fituar me rezultat 3 me 2, shkruan portali arbresh.info.
Achraf Hakimi, i cili realizoi dy gola gjatë kësaj ndeshje spektakolare në Signal Iduna Park, është vlerësuar me notën më të lartë dhe është zgjedhur lojtari i ndeshjes pas paraqitjes impresive para tifozëve të tij.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është vlerësuar me notën 8.5.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Jadon Sancho (8.3) dhe Julian Brandt (8.0).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është portieri Roman Burki (6.2)./arbresh.info/

DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...