RB Salzburg raportohet t’i ketë vendosur një çmim prej 100 milionë euro adoleshentit sensacional Erling Braut Haaland.
Sulmuesi 19-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh klubesh në Evropë, përfshirë Juventusin, pas shkëlqimit në Ligë të Kampionëve te skuadra austriake këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Tani, siç raporton gazeta italiane Tuttosport, RB Salzburgu mund të jetë i interesuar në një ofertë prej 100 milionë eurove për Haaland.

Drejtori i Salzburgut, Christoph Freund publikisht ka insistuar se pavarësisht interesimit të madh, deri tani nuk është shtruar në tavolinë asgjë.
Haaland ka lindur në Yorkshire dhe duket se ka gjasa të mëdha për të ndjekur hapat e babait të tij – Alf Inges, i cili ka luajtur më parë te Leeds dhe Manchester City./arbresh.info/
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...